Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qutetin e Gramshit ku për pasojë kanë mbetur të plagusur 2 ushtarë roje të uzinës së armëve në këtë qytete. MËsohet se 3 shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hynë në ambientet e Uzinës së Armëve në Gramsh, por ushtarët kanë parë lëvizjet e dyshimta të tyre dhe iu kanë kërkuar të indetifikoheshin. 2 ushtarët kanë patur edhe përleshje fizike me 3 shtetasit rusë dhe në këto momente ato i kanë sulmuar me lëndë djegëse ku për pasojë 2 ushtarët janë dërguar në spital. Ndërkhë drejtues të Antiterrorit kanë mbërritur me urgjencë në qytetin e Gramshit, aty ku pasditen e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë në uzinën ushtarake. Gjithashtu edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.
Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.
Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh.
Gjendja shëndetësore e dy ushtarakeve shqiptare të cilët mbetën të lënduar mësohet se është e stabilizuar.