Ditën e sotme gjykata e Sarandës dha vendimin për 2 vëllezërit Tarja të cilët vranë me thikë një 41-vjeçar për shkakqe tërësisht banale, parkimi i makinës. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 18 vjeçarin Xhoi Tarja dhe vëllanë e tij 24 vjeçar Xhanelo Tarja. “Arrest me burg” kërkoi organi i akuzës me prokurore Alba Dhimën dhe të njëjtit vendim i ka qëndruar edhe gjyqtari Alban Veçani.
Vëllezrit Tarja nga Laçi u përfshinë në një sherr banal 2 ditë më parë shkak të një parkimi ku gjeti vdekjen i goditur me thikë 41 vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena. Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” sipas neneve 76 e 25 të kodit penal.
Këtë të shtunë 2 vëllezrit kanë shfaqur pendesë për ngjarjen dhe me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për atë që ndodhi. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja jo Xhelano siç u tha më herët.
Pas goditjeve me grushte që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri ku grindja vazhdonte me vëllain tjetër Xhanelo Tarja.
Xhoi me vetëm një goditje me thikë mbi 41 vjeçarin Bakiaj i ka marrë atij jetën, pasi goditja ka rezultuar të jetë fatale.
Ndërsa për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i kodit penal.