Ditën e sotme pas daljes në Gjykatë të autorit të vrasjes së vogëlushes 7-vjeçare, Arjan Tases është zbardhur dëshmia e Emiljano Zeqillarit, personi i cili e nxori nga deti trupin e pajetë të vazjës 7-vjeçare Jonada Avdia, e cila u përplas për vdekje në plazhin e Potamit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga ofioceri Arjan Tase. Mësohet se në dëshminë e tij Emiljano ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë duke qëndruar në shezllon dhe ka parë një skaf të bardhë i cili është nisur me shpejtësi skëterrë pranë bregut të detit aty ku ndodhej Bledar Avdia bashkë me vajzën e pafat Jonadën. Zeqillari ka thënë për uniformave blu se në një moment Bledari dhe të tjerët për rreth kanë bërtitur me forcë: “Ndalo se e vrave …”, por të kota kanë qenë thirrjet e tyre pasi skafi me shpejtësi skëterrë ka goditur Jonadën e vogël, dhe i ka prerë trupin me helikë duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë sipas tij pas ngjarjes mjeti lundrues nuk ka ndaluar për të dhënë ndihmën e parë, kjo ka bërë qe vetë Emiljano të futet në ujë për të nxjerrë trupin e pajetë të 7-vjeçares, e cila nuk pati asnjë mëkat për të humbur jetën në mënyrë aq tragjike dhe në moshë aq të re