Një tjetër emër pritet t’i shtohet listës së deputetëve të opozitës nga radhët e Partisë Demokratike.
Ditën e sotme Erion Piciri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Piciri ka qenë pjesë e listave të PD-së në kryeqytet, mirëpo KQZ do duhet të vlersojë formularin dhe më pas të jap vendimin nëse pranohet ose jo.
Në rast se KQZ vendos pranimin e tij, atëherë Piciri do të betohet në Kuvend si deputet e ligjvënës, ku do të jetë edhe deputeti i 103 i Parlamentit.