Ditën e sotme gjatë seancës parlamentare ka ndodhur debat i ‘nxehtë’ mes deputetit demokrat Agron Shehaj dhe sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri.
Gjatë interpelancës për të cilën kishte thirrur ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro sot në Kuvendi deputeti demokrat Shehaj akuzoi qeverinë se po vjedh paratë e shqiptarëve duke bërë investitorë strategjikë kushërinjtë.
Shehaj përmendi dhe kushëririn e Damian Gjiknurit. Në replikë Gjiknuri i tha se ishte një ‘idiot I dobibësh” I cili kishte paguar 700 mijë euro prë tu bërë deputet.
Agron Shehaj: Mos ngatërroni hajdutët me sipërmarrësit. Mos dilni na bëni moral se unë gjoja hedh vrer mbi sipërmarrësit e ndershëm. Ju dilni garant për albstar apo kushërinjtë e Gjiknurit. Për çfarë dilni garant?!
Çfarë provash do më shumë? Kjo është zyra e Andi shpk. Në 2017 e ka përdorur PS ka qenë zyrë elektorale e PS. Është adresa e Andi shpk që është shpallur investitor strategjik bashkë me një nga përfituesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. E kuptoni këtë. Paratë që vidhni janë të qytetarëve, nuk mund ti vidhni me kushërinjtë tuaj. Ky është thelbi. Mos hajdeni të më thoni ku janë provat. Andi Gjiknuri, kushëriri i ministrit. Çfarëdo më shumë. Ashtu si MD. Albania mori 2.4 mln euro nga OST. I keni parë incineratorët. Nuk ka prova si vidhen me qindra miliona euro?! Bëhuni seriozë.
Damian Gjiknuri: Ky zotëria që unë do ta quaja idiot të dobishëm thërret ministren 1 orë në interpelancë për një çështje ska lidhje me të.
Ti zotëri ke një hall tjetër. Je një idiot i dobishëm që merresh me kushërinjtë e mi që janë biznesmen që në 1991 që janë në punën e tyre dhe nuk të ka hyrë asgjë në xhep. Dhe për këtë je në gjykatën e Tiranës. Pse sjell gjykatën në Kuvend. E para ai nuk është djali I xhaxhait tim. Ti para ke! Për tu thonë se ke paguar 700 mijë për të zënë vendin.
Ty të pëdorin ta ngrenë topin të marrin paratë, një herë të mori Luli, tani të mori foltorja. Ti atë punë ke. Unë nuk jam si ty, po të kisha para nuk kisha pse ti fshihja me kushërinj por e bëja sic e ke bërë ti tek rruga “Asim Zeneli”, E di mirë. Qëllon të jetë dhe afër stadiumit të albstar një pallat aty.
Edhe ti që je “biznesmeni ligjshëm” nuk ke guximin të investosh dhe investon në emër të tjerëve.
Bashkë takohemi në gjykatë mos e sill gjykatën e Tiranës në parlament. Merru me gjëra të dobishme. Mos u sill si idiot I nevojshëm. Të kanë gjetur dhe me para e të përdorin”
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk pranoi ti jepte fjalën duke thënë se nuk ka replikë mbi replikë.