Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me disa të rinj dhe intelektualë nga qyteti i Durrësit. Në fjalën e tij ai ka shpjeguar disa nga klauzolat të cilat janë shtar nga BE në planin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe RMV në BE. Sipas Berishës Presidenca Franceze ka shtuar një klauzolë referuar faktit që nëse nuk je serioz mund edhe të përjashtohesh nga procesi, e cila është shtuar për shkak të kriminalitetit në Shqipëri.
Lideri i demokratëve ka deklaruar gjithashtu se është pikërisht ky kriminalitet që është duke penalizuar edhe Kosovën, duke mos u arritur ende liberalizimi i vizave dhe pse kushtet e vëna nga Unioni, janë plotësuar tashmë.
“Vendet që kalojnë diktatura duhet dhe e kanë me ligj detyrimin e normave partiake. Gjermania ka një ligj për partitë politike, e cila u dikton rregulla. Kjo që të mos u kthehet partia që i bëri gjëmën.
Po nuk pat votë nuk ka dinjitet. Kthehemi tek flamuri europian. Edhe sot ai mashtron.
Katër vite më parë hapi shampanjë. U hapën negociata, shpërndau dekorata. Hodhi fishekzajarre. Po sot? Flamuri të themi të vërtetën, çdo njeri që e sheh i ka ca yje aty, të cilat janë përfaqësues për vendet anëtare jo për negociatat.
Nuk ka një yll për Turqinë që ka 20 vjet që negocion. Por mashtruesi është mashtrues. Para 2 vitesh një nga shkaqet kryesore ka qenë Shqipëria. Është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka ekzistuar më parë kjo klauzolë. Ngadalësoje, nuk ecje para por jo të përjashtoheshe. E futi me insistim presidenti francez.
Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar. Kriminalitet thotë ky ka edhe Holanda e Franca. Po kanë se nuk ka vend pa kriminalitet, por këtu nuk kemi kriminalitet holandez. Keni dëgjuar për banda franceze e holandeze këtu.
Ndërsa atje ka banda shqiptare. Shkaku më themelor që Franca kundërshton vizat e Kosovës është kriminaliteti në Shqipëri jo Kosovë.
U futën klauzolat që nëse nuk je serioz, dhe ky tundi flamurin, përjashtohesh.
Shkoi në Bruksel si monist njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij”, tha Berisha.