Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

 Moska synon jo vetëm Donbasin, Lavrov bën deklaratën shokuese

19:25 20/07/2022
Reading Time: 4 min lexim

Luftime të ashpra po zhvillohen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës gjatë këtyre muajve të fundit. Këtë të mërkurë Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka bërë një deklaratë shokuese, pasi Moska dëshiron të pushtojë territore në jug të Ukrainës duke shkuar përtej rajonit lindor të Donbasit, ku janë përqëndruar aktualisht forcat ruse.

Rusia dështoi në fazat e hershme të ofensivës së saj pesëmujore për të rrëzuar qeverinë e Presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe për të marrë kontrollin e kryeqytetit të vendit, Kievit. Në një intervistë për mediat shtetërore ruse zoti Lavrov tha se Moska nuk ndihet më e kufizuar për të luftuar vetëm në Donbas, ku separatistët rusë luftojnë kundër forcave ukrainase që nga viti 2014, kohë kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë.

Kohët e fundit Moska mori kontrollin e provincës Luhansk në Donbas dhe po lufton për të marrë nën kontroll provincën fqinje, Donetsk-un.

Por zoti Lavrov i tha televizionit shtetëror të lajmeve RT dhe agjencisë së lajmeve RIA Novosti se “tashmë gjeografia ka ndryshuar. Nuk janë vetëm Donetsk-u dhe Luhansk-u, janë Kherson-i, Zaporizhia dhe disa territore të tjera. Ky proces po vazhdon dhe me këmbëngulje”, shtoi ai.

Kryediplomati rus tha se objektivat territoriale të Moskës do të zgjerohen edhe më tej, nëse vendet perëndimore dërgojnë më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Në fillim të sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin tha se qëllimi i tij ishte të çmilitarizonte dhe “denazifikonte” vendin, edhe pse Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy është me origjinë hebreje. Perëndimi dhe Kievi e kanë cilësuar sulmin e Moskës një luftë të stilit perandorak me synim pushtimin e territoreve të reja.

Putin i hapur për marrëveshje rreth drithit të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Rusia ishte e gatshme të lehtësonte dërgesat me drith nga Ukraina nga portet përgjatë Detit të Zi, por ai kërkoi që vendet perëndimore të heqin sanksionet ndaj eksporteve ruse të grurit.

Zoti Putin e bëri këtë deklaratë në Iran, pas takimit me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me një plan të propozuar për të rifilluar eksportet ukrainase.

Sulmi i Rusisë në Ukrainë e ka ndërprerë tregtinë ukrainase dhe Kombet e Bashkuara janë përfshirë në bisedimet për zhbllokimin e dërgesave.

Farhan Haq, zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, u tha gazetarëve të martën se zoti Guterres mbetet optimist se një marrëveshje mund të arrihet. Ai shtoi se zoti Guterres kishte zhvilluar një bisedë telefonike të hënën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për negociatat që janë në vazhdim për këtë çështje.

Presidenti rus, Putin u takua gjithashtu të martën me udhëheqësin suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei në Teheran, duke sinjalizuar lidhje më të ngushta midis dy vendeve.

“Kontakti me Khamenein është shumë i rëndësishëm”, u tha gazetarëve në Moskë zoti Yuri Ushakov, këshilltari i udhëheqësit rus për politikën e jashtme. “Një dialog në baza besimi është zhvilluar mes tyre për çështjet më të rëndësishme në axhendën dypalëshe dhe ndërkombëtare”, tha më tej ai.

“Për shumicën e çështjeve, qëndrimet tona janë të afërta ose identike,” tha zoti Ushakov.

Ndërsa Moska përballet me sanksione të vazhdueshme ekonomike perëndimore për sulmin e saj në Ukrainë, Rusia po përpiqet të forcojë lidhjet strategjike me Iranin, Kinën dhe Indinë.

Irani, i cili gjithashtu përballet me sanksione ekonomike perëndimore dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Teheranit, shprehu shpresën për lidhje më të ngushta me Rusinë.

“Të dyja vendet tona kanë përvojë të mirë në luftën kundër terrorizmit dhe kjo i ka ofruar shumë siguri rajonit tonë”, tha presidenti Iranian, Ebrahim Raisi pas takimit me presidentin rus, Putin. “Shpresoj se vizita juaj në Iran do të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve tona të pavarura”, tha më tej ai.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve të martën se të dhënat e shërbimeve amerikane të zbulimit tregojnë që Rusia “po shkon drejt aneksimit të territorit ukrainas që tani e ka nën kontrollin e saj me forca ushtarake duke bërë shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit të Ukrainës”.

Zoti Kirby tha se zonat e përfshira në planet që Rusia po shqyrton përfshijnë Kherson, Zaporizhia dhe të gjitha krahinat e Donjeckut dhe Luhanskut.

Ai gjithashtu i kërkoi Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të ratifikojë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke thënë se administrata e zotit Biden dëshiron t’i shohë të dy vendet “të futen në aleancën ushtarake sa më shpejt të jetë e mundur”.

Si Suedia ashtu edhe Finlanda ndryshuan qëndrimet e tyre neutrale ndaj NATO-s duke kërkuar anëtarësimin në të, vendim ky që ka ardhur si rezultat i drejtpërdrejtë i sulmit rus të Ukrainës.

Komisioni i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dha miratimin e tij të martën, duke krijuar terrenin për një votim në Senat.

Të 30-të vendet anëtare të NATO-s duhet të miratojnë pranimin e Finlandës dhe Suedisë që t’i bashkohen aleancës ushtarake./VOA

Të lidhura

Heroi i liqenit të Shkodrës/ Kapiteni humb jetën pasi shpëtoi dy turistë nga mbytja
Aktualitet

Heroi i liqenit të Shkodrës/ Kapiteni humb jetën pasi shpëtoi dy turistë nga mbytja

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i anijes turistike të Bashkisë humbi...

18:08 08/07/2025
Erion Veliaj mbetet në burg
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin nr. 13 “87 2025 85”, datë 13 mars 2025, të...

15:20 08/07/2025
Para
VOA: Parlamenti në Sri Lanka zgjedh presidentin e ri të vendit

VOA: Parlamenti në Sri Lanka zgjedh presidentin e ri të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Heroi i liqenit të Shkodrës/ Kapiteni humb jetën pasi shpëtoi dy turistë nga mbytja

Heroi i liqenit të Shkodrës/ Kapiteni humb jetën pasi shpëtoi dy turistë nga mbytja

18:08 08/07/2025
Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

15:20 08/07/2025
Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

13:36 08/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U plagos gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

13:15 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.