Bllokimi iportalit e-Albania ka sjellë reagime nga e gjithë sfera politike, ndër të cilët ka reaguar edhe Presidenti i vendit Ilir Meta. Ky i fundit është shprehur se vazhdimisht ka kërkuar që të merren masa në lidhje me sigurinë kibernetike në vend. Ndërkohë ai i ka bërë thirrje instancave të ndërmarrin masat për qartësimin e situatë dhe kthimin e shëbimeve tek qytetarët.
Paralizim total i zyrave të shtetit pas sulmit kibernetik të cilit iu nënshtruan sistemet informatike qeveritare. Ende nuk ka një afat se kur do të rindizen serverat, ndërkohë me mijëra qytetarë dhe biznese nuk kanë marrë asnjë shërbim të hënën. Nga e-Albania nuk është lëshuar asnjë certifikatë e vetme pasi sistemi është i fikur. Po ashtu sistemi i kadastrës, ai i vizitave dhe rekomandime mjekësore janë të pa aksesueshëm. Noterët nga ana tjetër nuk kanë ofruar asnjë shërbim.
Qytetarët dhe bizneset nuk kanë marrë dot shërbime në tatime, bashki, drejtoritë e transportit rrugor, QKB etj. Siç dihet që nga marsi të gjitha shërbimet shtetërore kanë kaluar online, dhe situata e krijuar ka detyruar ministrinë e brendshme te rihapë se paku sportelet e gjendjes civile dhe ato për shërbimet esenciale të policisë së shtetit. Ndërsa ministria e arsimit thotë se regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Në lidhje me situatën ka reaguar presidenti Ilir meta, i cili e tepër të rëndë situatën e krijuar.
Ai kërkon të merren masa për vënien nën kontroll situatës dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Presidenti thotë se në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, ka kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla.
Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare,-thotë Meta- e rëndon akoma më shumë dhe e komprometon funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti.
Presidenti apelon marrjen e masave të menjëhershme, serioze dhe të përgjegjshme, duke mobilizuar ekspertizën e nivelit më të lartë profesional për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe vënien nën kontroll të situatës, për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.