Për atentatin që ndodhi pasditen e sotme në Fushë-Krujë, bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ndodhet në këto momente në Fushë Krujë në analizë me krerët e policisë së DVP Durrës e Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale.
Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar një analizë të detajuar të fakteve provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje te kamerave ne nje territor te gjere, vijimin e krehjes se zones me drone dhe forca speciale, përdorimine kamerave termike që mundësojnë identifikimine personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përrreth, grumbuullim informacioni ne rruge operative, shqyrtim i te gjitha pistave dhe autoreve te mundeshem.
Nano ka kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet sa me pare dhe te rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me sherbime te policise kriminale per te gjithe kontigjentet kriminale.
Mesohet se Gledis Nano ka kerkuar shoqerime te gjithe atyre personave qe mund te jene te dyshuar dhe te punohet me profesionalizem ne bashkepunim me Prokurorine.
Te bashkepunohet me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit , te grumbullohet cdo informacion i mundshem sado i vlefshem qofte, te anlizohet, jo vetem per kete ngjarje por qëllimi ëhstë per te parandaluar ne te ardhmen ngjarje kriminale.
Viktimat me precedent të mëparshëm kriminal:
Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar per vepren penale Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim dhe armëmbajtja pa leje
Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, ishte lidhje e afert shoqerore e Brilant Martinajt dhe pjestar i grupit kriminal te Ervis Martinajt
Arber Hoxha, 34 vjec, nga Fushe Kuqe, ishte lidhje e afert shoqerore e Brilant Martinajt dhe pjestar i grupit kriminal te Ervis Martinajt./fw