Ditën e sotme është raportuar për 12 oficerë të vrarë pjesë e ushtrisë ruse nga një sulm me rraketa të cilat mësohet se janë armë të sjella nga SHBA në ndihmesë të Ukrainës.
Sulmi kishte për shënjestër një post komandimi në aeroportin Chornobaivka, pranë qytetit jugor të Kherson, që është i pushtuar nga rusëy dhe thuhet se i ka marrë jetën të paktën një gjenerali dhe një koloneli, ndërsa është kryer me raketat amerikane “HIMARS” raporton Ballkanëeb,
Video tregon atë që duket të jetë një depo municionesh në bazë duke shpërthyer, ndërsa kanalet ruse të Telegramit raportojnë se Putini është i indinjuar nga paaftësia e sistemeve anti-ajrore të Rusisë S-400 për të mbrojtur forcat e tij të armatosura.
Sulmi vjen në një kohë kur Ukraina po përgatit ushtrinë e saj me 1 milionë trupa për një ofensivë të madhe rreth Khersonit, duke synuar të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në fillim të konfliktit.
Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov zbuloi se Presidenti Zelensky u ka dhënë gjeneralëve të tij urdhra për të hartuar plane për sulmin dhe për të dalë me një listë të pajisjeve që u nevojiten për të kryer detyrën.
Reznikov thotë se detyra e tij më pas do të jetë të shkojë te aleatët perëndimorë të Ukrainës dhe t’i prezantojë çështjen që ato armë të dorëzohen, siç bëri me raketat HIMARS.