Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi nxjerr prova të tjera

20:45 08/07/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar detaje të reja lidhur me skandalin e evazionit fiskal. Kësaj herë, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Kryemadhi flet për kompaninë fiktive “Elvis 03 Group” që është zbuluar me mashtrim në vitin 2018, megjithatë është lënë që të vijonin punën.

“Le të përgjigjet qeveria: 1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar? 2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”? 3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori? 4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë? Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie,”-shkruan Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTË:

Opinioni publik është qartësuar këto ditë edhe më tepër përmes fakteve konkrete, pse Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda e tyre në qeveri, kanë realizuar dhe mbrojnë me çdo kusht aferën e inceneratorëve, krye-aferën korruptive të këtyre 30 viteve. Të moshuar 95 vjeçarë, emigrantë shqiptar, si rasti i çobanit në Greqi që u intervistua sot nga media, e njerëz të varfër pa asnjë lidhje me sipërmarrjen/biznesin në jetën e tyre, janë përdorur pa mëshirë nga grupi i strukturual kriminal, qeveri-individë, për të realizuar vjedhjen e parave të shqiptarëve. Qeveria thotë se i kanë hetuar kompanitë fiktive në vitin 2018, por shikoni tabelën e mëposhtme që tregon se në vitin 2019, pra 1 vit pas hetimit të tyre, kompania fiktive “Elvis 03 Group”, i ka bërë fatura fiktive kompanisë ITS të Klodian Zoto, në vlerën e 3.5 milionë dollarëve. Kompania ITS është nënkontraktore për realizimin e investimit të inceneratorit të Tiranës dhe dy inceneratorëve të tjerë.

Le të përgjigjet qeveria: 1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar? 2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”? 3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori? 4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë? Unë e di të vërtetën dhe ajo flet qartazi se kjo është skema si Klodian Zoto ka kthyer paratë mbrapsht te qeveritarët që dhanë firmat e paligjshme për inceneratorët.

Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve. Në çdo vend normal të botës kryeministri duhet të jepte dorëheqjen e menjëhershme pas këtij skandali tashmë të ekspozuar, por arroganca qeveritare e mbështetur tek një aleancë e errët ndër institucionale, mban gjallë iluzionin e shpëtimit nga gjykimi. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie.

Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.

Të tjera

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Aktualitet

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
Para
“Çoheni në këmbë kur vjen Rama?”/ Braçe tregon pse rrëzoi karrigen ditën e fundit si zv/kryeministër

"Çoheni në këmbë kur vjen Rama?"/ Braçe tregon pse rrëzoi karrigen ditën e fundit si zv/kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.