Mjeku i një ekipi të urgjencës së qytetit të Korçës, lë pacientin në shtëpi me dhimbje dhe e këshillon të pijë sa me shumë lëngje, pas disa orësh, qytetari ndërron jetë.
Këtë ngjarje e denoncoi emisioni “Fiks Fare”, duke pasqyruar kushtet e urgjencës së spitalit rajonal të Korçës si dhe veprimet e punonjësve të saj.
Mjeku i urgjencës, shkoi disa herë në shtëpinë e pacientit, duke i rekomanduar se për dhimbjet e mëdha duhet të pinte ujë dhe lëngje.
Por, megjithëse pacienti dhe familjarët iu lutën ekipit që ta çonte në spital, mjekja vendosi që trajtimi me “ujë dhe lëngje” të vazhdonte në shtëpi.
Pas disa orësh, gjendja e pacientit u përkeqësua dhe herën e tretë, ky ekip vendosi t’a transferojë pacientin në spital. Por, ishte shumë vonë! Disa minuta pasi mbërritën në spital, pacienti ndërroi jetë.
Kjo ngjarje është shënuar më 31 mars dhe më date 1 prill, 67-vjeçari Sotiraq Tiko ndërroi jetë në Spitalin e Korçës. Denoncimin në “Fiks Fare” e ka bërë e bija e të ndjerit Stela Tiko, e cila thekson se i ati vuante nga aritmia, ndërsa doktoresha i bëri një qetësues voltaren.