Skip to content
Politikë

“Na kanë urdhëruar të jemi në punë më 7 korrik”, Luçiano Boçi publikon mesazhin e mësueses nga Fieri (Foto)

· 2 min lexim

Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh të dërguar nga një mësuese e vendit.  Sipas mësueses të gjithë arsimtarët janë të detyruar ta shkojnë në punë me 7 korrik dhe kjo sipas saj vjen se qeveria nuk dëshiron që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita. “Na kanë urdhëruar të jemi në punë më 7 korrik”- shkruhet në mesazh.

Ndërkohë Boçi shkruan se Rama e di mirë se ç’domethenë kjo protestë, ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Sipas tij, mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.

STATUSI I PLOTË

TMERRI QË VJEN NGA PROTESTA

Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.

Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.

Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.

Ai e di që joshja nuk mjafton.

Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.

Këtë po bën me mësuesit.

Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.

Lexoni mesazhin👇

Por e ka kot!

Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.

#Shqipërianërrezik❗️

Të gjithë bashkë do t’ia dalim 🤝✌️

📍7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” 🇦🇱

#BashkohumefrontinpërshpëtimineShqipërisë💙