Skip to content
Kronikë

Hidhet së bashku me foshnjen e porsalindur nga kati i dytë i spitalit të Sarandës, mësohet gjendja e tyre

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një grua së bashku me foshnjën e saj të porsalindur në krah,  është hedhur nga kati i dytë i spitalit të Sarandës. Mendohet se ajo e ka kryer këtë akt të rëndë si pasojë e depresionit pas lindjes. Menjëherë pas ngjarjes së papritur edhe për stafin të dyve nënë e fëmijë iu dha menjëherë ndihma mjeksore.  Ndërkohë “ gruaja 35-vjeçare, së bashku me foshnjen e saj janë jashtë rrezikut për jetën, por si pasojë e tronditjes nëna ka marrë disa fraktura.” . Kështu deklaron edhe  spitali i Sarandës, ku po trajtohen të 2 pacientët, teksa thekson se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Si nëna dhe fëmija janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Autoritet

“ Lidhur me ngjarjen e rëndë të nënës së re dhe foshnjës në Maternitetin e Sarandës, ju informojmë se, nenës dhe foshnjës i është dhënë menjëherë ndihma e parë shëndetësore nga ekipi mjekësor i spitalit. ”

Pas vlerësimit klinik, gjendja shëndetësore e foshnjës paraqitet mire dhe pa probleme.

Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera rezulton se nëna ka disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën .

Nëna dhe foshnja janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit ”, deklaron spitali i Sarandës .