Ditën e sotme SPAK ka bërë të ditur se ka vënë nën hetim 4 ish zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe 1 të Policisë së Shtetit. Ato akuzohen për veprën e “nxjerrjes së sekreteve shtetërore”.
Mësohet se hetimi ka nisur SPAK, hetimin e ka nisur për Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazin, Luftar Cunajn dhe Maksim Ferran. Hetimi ndaj këtyre personave ka nisur që nga janari i viti 2021, pasi asokohe SHISH dha alarmin se vende jo mike kanë tentuar të marrin të dhëna konfidenciale nga zyrtarë shqiptarë.
Dyshohet se personat në fjalë janë ‘blerë’ nga shërbime të huaja me synim marrjen e informacioneve konfidenciale dhe shitjen më pas te këta celula.
Pas alarmit të dhënë nga SHISH, mësohet se SPAK ka mbajtur nën mbikëqyrje të fortë, 5 persona, si Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra.
Mësohet se hetimi po ndiqet nga prokurori Altin Dumani, për akuzat për veprat penale të “Dhënies informatave sekrete”, “Marrja e Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Kush janë 5 personat që dyshohen si “tradhtarë”?
Në dosje mësohet se për Frederik Ymerin shkruhet se ka qenë Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qendror të Shërbimit Informativ Shtetëror, në vitin 2003. Kjo mësohet se ka qenë edhe detyra e tij në këtë institucion të lartë të shtetit shqiptarë.
Ndërkohë Maksim Ferra, thuhet se në vitin 2000 ka qenë pjesë e sektorit të vëzhgimit në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sot ky person është drejto në një OJF.
Për Gjergji Kotin, sipas SPAK dhe SHISH, është i dyshuar për spiunazh, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës.
Burime për Abcneës.al, bëjnë të ditur se katër personat e sipërpërmendur Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informative i Frederik Ymerit.
Kujtojmë se një prej ish zyrtarëve që akuzohet se bashkëpunoi me të huaj, doli në raportin vjetor të SHISH për vitin 2021, ku tregohej se si kishte dhënë informacione të klasifikuara një agjenti të një vendi jo mik ndërsa zyrtari shqiptar u josh me një bursë për djalin.