Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat jashtë Parlamentit para nisjes së seancës së sotme plenare. Ai u shpreh se “Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu (në Kuvend)” dhe se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend.
Ndërkohë Alibeaj nuk la pa thumbuar dhe kundështarin e drejpërdrejtë të tij në Partinë Demokratike, liderin historik të PD, Sali Berisha. Sipas tij nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër.
“Do protestosh për krimin, duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë.
Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, u shpreh Alibeaj .