Pasditen e sotme në mbledhjen e kryesisë së PD-së, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se me 7 korrik do të jetë në shesh bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile, grupet opozitare dhe personalitete të shumta për të protestuar kundër kësaj qeverie.
Gjithashtu Berisha tha se çmimet që vendosin bordet janë problemi më serioz që kanë sot shqiptarët, dhe se ushqimet bazike po shiten me 107% të mësatares së çmimit të vendeve të BE-së.
Ai theksoi ndër të tjera se ka informacion se në degët e PD-së po kryhen takime sa i takon protestës.
Kryesia e- PD-së mbledhje, Berisha: Një ngjarje shumë e veçantë e cila është protesta e datës 7 korrik. Kjo protestë ka një rëndësi shumë të madhe jo si protestë e partisë Demokratike por si e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshik se roli i PD-së në organizimin e saj është përcaktues, por PD shkon drejt saj me një koalicion të gjerë me shoqërine civile, personalitetet aktive në jetën publike dhe forca politike të vërteta opozitare, parlamentare dhe jashtë.
Unë kam informacione se degët kanë nisur aktivitetin, takimet por ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Nuk ka dyshim se problemi kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Ramës. Unë mund tju them se bordet për llogari të oligarkëve janë shndërruar në organizëm gjakpirës të cilët rrisin çmimet jashtë çdo lloj llogjike tregu.
Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi ndaj shqiptarëve, nuk ka asnjë aryse tjetër që kokrra e vezës, litri i qumështit, kilogrami i djathit, të themi të vërtetën, të kushtojë këtu 107% të mesatares së çmimit të BE. Kush e bën këtë? Bordi.