Një ngjarje e papritur ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës në Komisionin për çështjet Europiane në Maqedoninë e Veriut. Disa deputetë të parlamentit të në Maqedonisë së Veriut janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e për pasojë konflikti ka kaluar deri në përplasje fizike mes tyre. Mësohet se përplasja ko ndodhur mes shqiptarëve dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE
Ndërkohë video e sherrit mes tyre është bërë publike dhe siç shihet ka patur një përplasje mes Kreut të Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend, Arbër Ademit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Në videon që ka publikuar njëri nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov shihet se incidenti ka ndodhur në afërsi të foltorës së sallës së komisionit.
Në një video që po qarkullon shihet qartë se si deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin e me këtë rast krahas dhunës në institucionin legjislativ ato edhe kanë shkaktuar incident.
Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Koxhaxhiku dhe Bilalli Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën. Nuk është hera e parë që në parlamentin maqedonas ndodhin incidente të tilla, por kujtojmë se të tilla incidente kanë ndodhur edhe në Shqiprëi. Kjo ngjarje nuk është aspak e hijshme për Maqedoninë e Veriut, sidomos në këtë situatë aktuale ku ky vend po përpiqet të marrë statusin e vendit kandidat për antarësimin në Bashkimin Europian. Bullgaria disa ditë më parë hoqi veton që pengonte këtë shtet në rrugën drejt Be-së.