Mbrëmjen e sotme Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të notave të testit të biologjisë në Maturën Shtetërore.
Me anë të një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se protesta që u paralajmërua nga maturantët, bëri që Ministrja Evis Kushi të urdhërojë mësuesit të korrigjiojnë testet dhe të vendosin nota të mira. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë njerëzit të protestojnë më 7 korrik.
Postimi i Plotë:
Frika nga protesta!! Dy ditë më parë, maturantët paralajmëruan protestë për provimin e lëndëve me zgjedhje. Sipas maturantëve një pjesë e pyetjeve ishin jashtë programit. Protesta funksionoi! Frika nga protesta, bëri që të urdhërohen mësuesit të punojnë gjatë fund javës e të nxjerrin në nxitim notat e mira për nxënësit, të paralajmëruara edhe nga Ministrja Evis Kushi. Cfarë ndodhi gjatë fund javës? Ndërkohë që maturantët ankoheshin për vështirësinë e testeve dhe mësuesit që korrigjonin testet ankoheshin për rezultatet e ulëta të nxënësve??? Ministrja Kushi aktivizoi të gjitha drejtoritë vendore dhe mësuesit e biologjisë dhe fizikës që të lajmëronin nxënësit se notat do të dilnin të hënën para orës 10.
Sipas njoftimit, nxënësit nuk duhet të shqetesohen sepse “cdo gjë do të shkojë në favor të tyre” (shihni komunikimet në grupet e ëhatsapp-it). Pra, zyrat vendore e morën porosinë e Ministres dhe njoftuan rezultatet e “mira” edhe pa u korrigjuar testet. Rezultatet dolën (si asnjëherë) për dy ditë, para orës 10.00, kur protesta ishte njoftuar. Edhe këtë herë, askush nuk mbajti përgjegjësi për standartin e testeve. Askush nuk mbajti përgjegjësi pasojat të nxënësit e familjet e tyre. Ministrja mendon që me sukses e shuajti protestën e maturantëve duke ju rritur notat artificialisht. Por edhe pse nuk ishte zgjidhja më e mirë dhe ajo e duhur, maturantët fituan betejën e tyre. E fituan me protestën e parajmëruar!! Ndaj, në datë 7 korrik: – cdo maturant duhet të protestojë! – cdo student duhet të protestojë! – cdo prind duhet të protestojë! – cdo i ri duhet të protestojë!