Ditën e sotme Alexis Hupin, i ngarkuar me punë i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka deklaruar se është zhgënjyer nga ajo që ndodhi një ditë më parë në Bruksel. Gjatë aktivitetit të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Hupin u shpreh i zhgënjyer se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile për hapjen e negociatave për shkak të vetos bullgare.
Gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme në një aktivitet të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Hupin citoi kryeministrin Rama duke thënë se anëtarësimi në BE është një fe. Sipas tij edhe reforma në drejtësi është një fe.
“Reforma në drejtësi shëmbëllen atë që procesi i anëtarësimit në BE është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që kam pritur ndonjëherë, është edhe dëshpërues, siç dëshmuam edhe dje. Sic e thotë edhe kryeministri, anëtarësimi në BE është një fe. Edhe reforma në drejtësi është po kështu një fe dhe të gjithë në jemi dishepuj të kësaj feje. Është me rendësi që të bëjmë bashkë profesionistet e shteteve anëtarë dhe ato që janë kandidatë për të shkëmbyer mendimet dhe për të parë si mund të çojmë bashkë vlerat dhe të përmirësojmë sundimin e ligjit”, u shpreh zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian.