Kampionatet elitare të futbollit europian pritet të fillojnë gjatë muajit gusht. Bëhet fjlaë për ekipet e Anglisë (Premier Ligue), Spanjës (La Liga), Italisë (Serisë-A) dhe Gjermanisë (Bundesliga). Ekipet e këtyre kampionateve aktualisht janë në afatin kalimtar të merkatos verore, në kërkim të përforcimeve në radhët e tyre me qëllim të rritjen e rivalitetit para fillimit të edicionit të ri garues 2022/23.
Njëra nga kampionatet më cilësore dhe më të paparashikueshme, Premier League, do të startojë më 5 gusht dhe do të përfundojë më 28 maj. Ky kampionat do të hapet me ndeshjen ndërmjet Crystal Palace dhe Arsenalit.
La Liga spanjolle, ku kampion është Real Madridi, starton më 12 gusht dhe përfundon me 4 qershor të vitit të ardhshëm.
Kampionati tjetër është ai italian Seria A, me Milanin që është kampion në fuqi. Kujtojmë se ditën e sotme Simone Inzaghi u konfirmua se do të vijojë të jetë trajner i Interit deri në vitin 2024. Tekniku i zikaltërve bëri mjaft mirë në pankinë në sezonin e parë, duke krijuar menjëherë një skuadër kompetitive. Interi fitoi Kupën dhe Superkupën, e sa i përket kampionatit, ekipi u rendit në vendin e dytë (Milan fitoi titullin). Ndërkohë te Interi priten disa afrime të rëndësishme si Dybala, Lukaku, apo Asllani.
Edicioni 2022/23 i Serie A starton më 13 gusht dhe do të zgjasë deri më 4 qershor 2023. Kalendari i ndeshjeve ende nuk është shpallur.
Në Gjermani, sezoni i i ri garues starton më 5 gusht dhe përfundon me 27 maj 2023.
Ndërsa liga franceze fillon më 5 gusht dhe mbaron më 3 qershor 2023. Në këtë kampionat thashethemet më të mëdha lidhen me transferimin e Neymar nga PSG tek Juventus.