Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Do iki nga këtu!”, gazetarja tregon takimin me motrën e Dumanit

16:36 20/06/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Xhuljana Dumani motra e Nuredin Dumanit dha dorëheqjen nga detyra në Ministrinë e Jashtme, gazetarja Klodiana Lala rrëfen një takim që pati me të renë.

Reagon gazetarja Lala e cila tregon detaje nga biseda me motrën e Dumanit, e cila thuhet se ka vendosur që të largohet nga Shqipëria.

Nga: Klodiana Lala
Xhuljana Dumani dhe skandali që përfshin institucionet

Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë. Kishte shumë stepje të fliste me një gazetar. Por, pranoi pikërisht në ditën kur Elvi Fundo, publikoi lajmin se Xhuljana Dumani, ishte pajisur me certifikatë sigurie dhe sipas tij kishte akses të informacionet e sekret në Ministrinë e Jashtme. E studiova me kujdes vendin ku do të bisedoja më të. Zgjodhëm një vend, pa shumë vëmendje. Kjo, sepse përballë kisha motrën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, që po rrëfehet para SPAK për vrasje e atentate mafioze të ndodhura në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë. Po punoja me rastin e saj dhe prisja që 24-vjeçarja të merrej në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, e më pas të publikoja. Doja së pari të sigurohesha që nuk ishte në rrezik për jetën.

“Nuk ke mbrojtje – e pyes. Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri, pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritetet”, përgjigjet qetë. “Do të kisha ikur vetëm me një kusht, të më largonin jashtë vendit. të kisha mundësi të punoja. Jam shumë e re të mbyll jetën time” – vijon ajo. Por, kriminelët kundra të cilëve mund të përdorin ty si karrem, të të shantazhojnë që Nuredini të tërhiqet nga dëshmia – i them. Mund dhe të vritesh – vijova.

“Nuk mund ta bëjnë këtë. Vërtetë është gjaku im, por nuk di asgjë rreth asaj çfarë ka bërë Nuredini”, më thotë. Prokurorët e SPAK mbase mund ta sqarojnë zyrtarisht, se përse Xhuljana u la jashtë sistemit të mbrojtjes. A mundet në raste të tilla, kaq sensitive, që pjesëtari i një të penduari drejtësie të jetë pa mbrojtje të posaçme, edhe në rastet kur nuk pranon? “Kur u punësove në Ministrinë e Jashtme? – e pyes. Procedurë e gjatë – më thotë.

Aplikova online në kuadër të programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Fitova të drejtën për të kryer praktikën 3 mujore pranë Ministrisë së Jashtme. Praktikën e nisa me 16 gusht 2021”, rrëfen Xhuljana. Ajo thotë se sipas ligjit, 2 për qind e studentëve që bëjnë praktikë, duhet të qëndrojnë pranë institucionit dhe lidhin kontratë pune. “Një prej këtyre studentëve isha unë. Kam punuar shumë dhe u përzgjodha. Më 25 janar 2022 më është lidhur kontrata 1-vjeçare e punës”, rrëfen vajza. Por ju jeni motra e një të akuzuari për shumë vrasje, nuk mund të pajisesh me certifikatë sigurie, – i them – institucionet kanë shkelur ligjin me ju. Kishin detyrë të kryenin hetime të thelluara. Ju keni kontakte të papërshtatshme, për shkak të përfshirjes në krim të organizuar. “Nuk kam asnjë lidhje me aktivitetin e vëllezërve të mi. Ata i kanë hyrë asaj rruge, le të mbajnë përgjegjësi. Përse duhet të penalizohem unë. Nuk kam ndikuar te askush. Skeda ime penale është e pastër”, thotë ajo.

Nuk mjafton kjo – e vijoj unë bisedën. “Jeta ime po merr fund. Nuk kam bërë asgjë të gabuar – psherëtin – vëllezërit e mi zgjodhën atë jetë, unë zgjodha të bëja diçka tjetër”. Nuredin Dumani, nuk është i vetmi pjesëtar i familjes i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Edhe djali tjetër i familjes Dumani ndodhet prapa hekurave, duke vuajtur një dënim për “shfrytëzim femrash për prostitucion”. Por, për institucionet kjo nuk përbënte asnjë problem dhe Xhuljana mund të pajisej me certifikatë sigurie.
Xhuljana mund të mos jetë fajtore. Mund të jetë e vërtetë siç ajo thotë se s’ka asnjë lidhje me krimet që kanë kryer vëllezërit e saj.
Faji është i institucioneve. Ata janë përfshirë në një skandal të paprecedentë. Dhe nuk është vetëm një institucion, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj janë po ashtu të përfshira.
Zyrtarët duhet të shpjegojnë se çfarë verifikimesh kryen për emrin e Xhuljana Dumanit. A kishin ata dijeni që ishte motra e një të shumëkërkuari, sepse Nuredin Dumani ishte ne kërkim, kur ajo lidhi kontratën e punës me Ministrinë e Jashtme.
A hetuan institucionet nëse Xhuljana kishte kontakte me të vëllanë dhe a ka dyshime se ajo e ka ndihmuar teksa ushtronte detyrën në Ministrinë e Jashtme?

Ajo e mohon kategorikisht. Këmbëngul se asnjëherë nuk është përfshirë në historitë e tyre, as të Nuredinit dhe as të vëllait tjetër të dënuar. Por e gjitha kjo, nuk është histori e një vajze që kërkon të realizohet në jetë, të ngjitet deri në majat e karrierës. Është një histori ku ndërthuren shumë interesa, të krimit, politikës, drejtësisë. A do të largohesh nga Ministria? Do ta japësh dorëheqjen?

Po, do ta bëj. Do t’ju informoj – thotë vajza. Ecim pak metra krah njëra-tjetrës. E përshëndes dhe largohem. Ajo zhduket në një rrugicë, për të shkuar në shtëpinë ku jeton prej më shumë se 3 vitesh me qira. “Unë hoqa dorë nga çdo ëndërr për një jetë dinjitoze. Do të iki nga këtu”, thotë vajza. Xhuljanën vërtetë mund të jetë viktima e rrethanave që e lidhin me vëllezërit. Sot nuk duhet folur vetëm për të. Fokusi duhet të jenë institucionet. Sepse rasti i motrës së Nuredin Dumanit bëri shumë bujë, për shkak të rrethanave. Por sa zyrtarë të tjerë mund të kenë kaluar filtrin e institucioneve dhe të kenë në duar certifikata sigurie, që ju lejon të kenë akses në sekrete shtetërore. Sekrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ky rast, është alarmant. Ka nevojë për hetim të thelluar. Përgjegjësit duhen ndëshkuar. Xhuljana ndërkohë jam e sigurt, se do të kërkojë azil. Këtë të fundit nuk ma konfirmoi.

Të lidhura

Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona me qëllim ekstradimin në Kosovë
Aktualitet

Sherr në zonën e “Ali Demit”, raportohet për të shtëna me armë

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur zonën e “Ali Demit” në Tiranë mbrëmjen e së martës, si pasojë e...

07:59 11/06/2025
Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri
Aktualitet

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri

Rëndohet më tej bilanci i masakrës së ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, ku një 21-vjeçar hapi...

19:01 10/06/2025
Para
E rëndë! Aksident në Belsh, makina përplas motorrin, humb jetën 15-vjeçari (Emri)

E rëndë! Aksident në Belsh, makina përplas motorrin, humb jetën 15-vjeçari (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestat përhapen deri në New York, Trump kundër protestuesve

Protestat përhapen deri në New York, Trump kundër protestuesve

08:28 11/06/2025
Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:14 11/06/2025
Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona me qëllim ekstradimin në Kosovë

Sherr në zonën e “Ali Demit”, raportohet për të shtëna me armë

07:59 11/06/2025
Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

Horoskopi sot: 11 Qershor 2025

07:57 11/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.