Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke evidentuar viktimat, infektimet e reja si dhe ecurinë e procesit të vaksinimit. Njoftohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Theksojmë se sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292. Në total numri i rasteve aktive është 106.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
19 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292.
Në total numri i rasteve aktive është 106.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Vaksinohu!