Përgjatë seancës së sotme plenare, kreu i LZHK-së Dashamir Shehu vuri theksin tek disa nga problematika në vend. Shehi hodhi akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij nuk mbështet fermerin shqiptar që zgjidhen e gjen për tu larguar nga vendi. Gjatë fjalës së tij, Shehi tha se fermeri në Shqipëri duhet të jetë pjesë e biznesit por në fushën e prodhimeve bujqësore. Sipas tij, paratë në Shqipëri po përqendrohen në duart e pak njerëzve dhe nuk ka interes që të ketë prodhim bujqësor
Fjala e Shehit:
“Këtu po flasim për drithërat, sa drithë na duhet ne si Shqipëri? Ai zotëria i PS na deklaroi se ne nuk kemi prodhuar as 50% të nevojave tona. Unë gjykojë se brenda kapaciteteve që ka bujqësia shqiptare ne mund të shkojmë 70-80% për drithërat që mos varemi nga importet e huaja. Ne si Shqipëri dalim sikur na mban me bukë Serbia të cilat i paguajmë paret. Paratë në Shqipëri po përqendrohen në duart e pak njerëzve dhe nuk ka interes që të ketë prodhim bujqësor. Këta thonë që do të ketë zhvillim urban në zonat rurale. Nuk dëgjojmë që të diskutohet për bujqësinë e cila është çështja e gjithë qeverisë, bujqësia jep 20% të buxhetit të shtetit dhe përsëri ka ngelur në harresë. Unë gjykoj që strategjia reale, bujku shqiptar nuk ka akses te financat, bujku duhet të bëhet pjesëtar i biznesit por në fushën e prodhimit bujqësor, kjo është një revolucion i bujqësisë që të kthehet në biznes”
U fol për çështjen e ujit këtu? “Vetëm banka botërore ka hedhur 200 milionë për sektorët e vaditjes? Ku kanë shkuar këto miliona? Unë gjykojë që është bërë pak. A duhet të bëhet e detyrueshme vaditja me spërkatje apo pika, këto janë gjykime strategjike. Kemi bërë një ligj për pyjet, nuk duhet të degradohen pyjet. Bujqësia këto përfshin pyje dhe kullota, shteti nuk pyet fare për ekonominë e gjelbërt. Kjo duhet të ishte si strategji për të ardhmen. Të rinjtë e fshatit po braktisin dy herë më shumë Shqipërinë, dhe një nga detyrat që kemi të paktën një pjesë e rinisë që janë në fshatra duhet ti mbajmë sepse është e pamundur të vazhdohet kështu. Duhet ti kthehemi punës së bujqësisë”, tha Dashamir Shehi.