Ditën e sotme motra e Aleksandër Sadikajt ka dhënë një intervistë për fax news ku ka folur lidhur me dyshimet e saj për vrasjen e të vëllait. Vanesa Sadikaj ka bëri me dije se jelekun anti-plumb e kishte dhuratë nga një shok, ndërsa pranoi se vëllai jepte para me fajde. Por vetëm me shuma të vogla e tek miq e të afërm. Po ashtu, mohoi lajmin se nëna e saj është dënuar për prostitucion, e se sipas saj, kjo gjë është faktuar nga Gjykata.
“Jetonte me një banesë me qera prej 4 vitesh, së bashku me bashkëjetuesen e tij. Ne shkonim shpesh tek ai, e takoja çdo ditë. Kishte një anti-plumb që ia kishte bërë dhuratë një shok. Të bëjnë ekspertizë atë anti-plumb ai se veshi kurrë. Dylbitë e gjetura, kemi faqe online, sheshim aksesosrë për kafshë. Dylbitë përdoren për të parë zogj nga larg. Pjesë e ndonjë grupi kriminal? Nuk ka asnjë shok në Holandë, as nuk ka shkuar kurrë atje.Lekët me fajde? E vërtetë! Janë dhënë shuma të vogla tek miqtë dhe shokët. Nuk të vret njëri për shuma kaq të vogla. Vëllai im ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit. Me mua fliste çdo gjë. Edhe për kafshët, edhe kur kishte ndonjë hatërmbetje. Mamaja ime ka ushtruar prostitucion? Gënjeshtër. E hodhi poshtë Gjykata akuzën. Tek lokali kemi qenë në përgjim përnjë vit,”-tha në fjalën e saj ajo.