Sasia e tritolit e vendosur në pjesën e përparme të mjetit të Aleksandër Sadikajt, duke e lënë të vdekur ishte 150 gr. Teksa mjeti ishte në lëvizje e sipër, autorët shpërthyen me telekomandë në distancë mjetin.
Nga forca e madhe e shpërthimit, dyert e mjetit janë përhapur në rrugë, ndërsa i vdekur mbeti Sadikaj.
Ai po udhëtonte me një automjet nga Tirana në drejtim të Elbasanit, në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, e më pas flakët në makinë. Mjeti thuhet të jetë në pronësi të tij.
Sipas Burimeve, fillimisht Sadikaj u pa i gjymtuar në rrugë, por si pasojë e plagëve të marra, ai humbi jetën disa minuta më vonë.
Shpërthimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e bombe me telekomandë. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur po ashtu edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Paganika, i cili i është bashkuar grupit hetimor që po mbledh provat.
Flakët dhe tymi i zi ka përshkruar të gjithë aksin, ndërsa ngjarja ka shkaktuar trafik të dendur makinash.
Policia ka devijuar më pas qarkullimin e mjeteve, për shkak se janë dëgjuar disa shpërthime të mëpasshme, deri në shkrumbimin total të mjetit.
Kush është Aleksandër Sadikaj?
Mësohet se i riu ka qenë i proceduar më herët për një tentativë për vrasje, me origjinë nga qyteti i Beratit.