Pasditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon takim me intelektualë në qytetin e Elbasanit.
Berisha gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur samitin e zhvilluar dje nga shtetet e “Open Ballkan” në Ohër, duke thënë se në fjalën e udhëheqësve pati momente të rënda.
Ai theksoi se u fol për viktimat e gjenocidit sikur ata nuk ishin njerëz nga vetë kryeministri i vendit Edi Rama.
Berisha: Në një hark kohor 9 mujor, ndoshta dhe të zgjatur më shumë se duhej, PD-ja kaloi në një process rithemelimi, vendosi disa rregulla, sot të gjithë drejtuesit tuajit janë tuaj dhe nuk do caktohen më nga Tirana. Keni bërë zgjedhjet tuaja, shumë më të mira se ato që mund të kishim sjellë ne. Ky duhet të jetë përfaqësimi, të zgjedhurit duhet tu fallen ju. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, por po ta marrim në realitet ne kemi ngritur në këmbë Partinë Demokratike.
Në mënyrën më të padenjë PD ishte kthyer në një shtojcë të pushtetit. Por Rithemelimi kërkon me etje të madhe hapjen e Partisë drejt vlerave. Cilat janë vlerat? vlerat janë njerëzit e ndershëm, që janë patriot që e kanë të qartë se dashuria për këtë vend është kusht i domosdoshëm për ta zhvilluar. Janë intelektualë që e dinë se profesioni i tyre është i rëndësishëm, por e dinë gjithashtu se është shumë e rëndësishme mbrojtja e interest public. Të gjitha profesionet bashkohen në boshtin e mbrojtjes së interesit publik.
Sot më shumë se kurrë interesi publik është në një kërcënim. Nuk di një moment tjetër që nga 91’shi që interesi kombëtar dhe interesi public të jetë rrokullisur në këtë mënyrë. Kujtoni takimin e Ohrit. Cilat ishin mesazhet? Ishin katastrofë, në një anë i dilej zot atij që nuk njeh genocidin. Ai që nuk njeh genocidin është kriminel i gatshëm ta kryej prapë. Nuk kisha dëgjuar kurrë që një njeri të thoshte të merremi me genocidin. Duke pasur aty si padron Vuçiçin të thoshte se të merremi tani se ke vrarë këtë, ke therur atë sikur të ishin njerëzit, më falni berra dhe jo njerëz për një kasaphanë njerëzore. Ky ishte një moment, shumë i rëndë. Nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për viktimat e gjenocidit. Ti je një fatkeqësi njerëzore, jo kombëtare që flet në këtë mënyrë. Bujqësia ka përfituar…