Ditën e sotme ka ndodhur një sherr me thika në Sarandë. Sipas informacioneve të policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin Kledi Koka., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës por më pas ndërroi jetë .
Burimet bëjnë me dije se Koka kishte marrë plagë të thella në mushkëri dhe kishte humbur shumë gjak.
Nga Tirana mbërriti helikopteri por ishte e kotë pasi viktima ndërroi jetë. Ai është transportuar në morg. Policia ka arrestuar disa orë më parë autorin, Genti Alias Jorgo Golemi, 43-vjec, peshkatar, i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lendëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armeve dhe municionit” pasi në vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gram marijuane, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.
Policia i ka sekuestruar këtij të fundit edhe thikën me të cilën kreu plagosjen.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.