Në takimin e Samitit të Dubrovnikut mes kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Aleksis Tsipras, u diskutuan reformat e domosdoshme të Shqipërisë.
Marrëdhëniet bilaterale, por dhe zgjedhjet e qershorit kanë qënë kryefjala e takimit të sotëm Tsipras-Rama.
“Kushti kryesor për fillimin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE është respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri,” – theksoi kryeministri Tsipras
Burime diplomatike theksojnë se dy kryeministrat diskutuan qëndrimet e qarta të BE-së në lidhje me të drejtat e pronave të minoritetit grek në Shqipëri si dhe të ligjit të vetëpërcaktimit të origjinës, si pjesë e ligjit për pakicat etnike.
Në këtë kuadër, kryeministri grek e ka konsideruar një hap pozitiv vendimin e ri ministror të Shqipërisë për pasuritë e palëvizshme të shtetasve, të cilët nuk disponojnë titujt e pronësisë si dhe theksoi se çështja është të zbatohet saktë.
Ndërkaq në tryezë u diskutua dhe tema e fuqizimit të bashkëpunimit afatgjatë ekonomik, veçanërisht në sferën e infrastrukturës dhe ndërtimit.