Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme për shtyp me gazetarët u pyet nëse Kuvendi nuk pranon shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga grupi parlamentar dhe zëvendësimin e tij.
Ai tha se kjo është një tentativë për të penguar pluralizmin në vend dhe për të çuar vendin drejt përplasjeve të mëdha.
Rikujtojmë se sot në PD do të mbahen zgjedhjet për nënkryetarët dhe sekretariatet.
Berisha: Partia është regjistruar në gjykatë ka një vendim. Gjykata i ka dhënë të drejtë PD. Ka një përpjekje primitive anti demokratike të Edi Ramës dhe jo vetem te atij për të marre peng nepermjet gjykatesve te llojit Blerina Muca pluralizmin politk dhe per te cuar vendin drejt përplasjeve te medha. Pluralizmi u vendos plotesisht ne kuvendin e 11 dhjetor dhe datës 30 prill. Gabojnë rëndë ata që kërkojnë përballje me opozitën e vertete. Që në fillim e deri sot ka një grup që për interesa të pushtetit pretendon se kjo nuk është. Ju kujtohet ku iu treguam 5210 firma të anetarëve, ata shpreheshin se ato nuk janë. Kur ne u mblodhem me mbi 4900, delegate, ata përseri mohonin. Kur u votua me 6 mars u tregua se kush ishte shumica. Ne nuk impresionohemi. A e dini sa jane vjedhur. Do të ketë një qëndrim të ri. Kemi dialogun me shoqërinë, shqiptare. Është një përpjekje për të marrë peng pluralizmin.