Skip to content
Bota

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ashtu sikurse çdo ditë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin e COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit.  Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.  Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.  Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169.  Vlen të theksojmë se në total numri i rasteve aktive është 65.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

01 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i

Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169.

Në total numri i rasteve aktive është 65.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!