Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Abuzuan në grup me 15-vjeçaren, prokuroria kërkon vetëm 46.8 vite burg për 5 të pandehurit!

11:31 28/05/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme prokuroria e Lezhës ka kërkuar vetëm 46.8 vite burg në total për 5 personat e pandehur të vënë në akuzë për përdhunimin e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës.

Mësohet se në fund konkluzionet janë lexuar nga prokurori i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtatasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ, por duke qenë se ju është pranuar gjykimi i shkurtuar iu zbritet 1 e 3 e dënimit.

Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”. Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze  15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se me datë 16.05.2021 babai i vajzës është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mirditë, duke deklaruar se bashkëshortja e tij i ka gjetur një aparat telefonik celular vajzës së mitur dhe pasi kanë hapur celularin kanë konstatuar se kishin disa komunikime telefonike në aplikacione të ndryshme me shtetasit në fjalë, duke krijua bindje se vajza e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me ta. Nga hetimet e kryera rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri dhe më pas personat e tjerë.

Kujtojmë se Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, ndërsa e ka shantazhuar se dinte shumë gjëra për të dhe do ju shpërndante të tjerëve, nëse nuk do kryente sërish marrëdhënie seksuale e më pas në të njëjtën mënyrë shantazhi kanë vepruar edhe personat e tjerë që sipas vajzës kanë abuzuar me të.

Pas disa kohësh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjarët e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

Të tjera

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës
Aktualitet

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

Ragip Gila, i dyshuari për masakrën e ndodhur në Shkodër ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy...

09:20 11/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur ka humbur jetën...

20:10 10/09/2025
Para
“Ky regjim është kalbësirë”, Berisha: Misioni ynë, t’i shkurtojmë jetën qeverisë ‘Rama’

"Ky regjim është kalbësirë", Berisha: Misioni ynë, t'i shkurtojmë jetën qeverisë 'Rama'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

09:20 11/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 11 shtator 2025

09:15 11/09/2025
Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

20:10 10/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.