Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Riatdhesimi i 4 grave dhe 9 fëmijëve nga Siria, Çuçi dhe Nano i presin në aeroportin e Prishtinës

10:24 28/05/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e djeshme është finalizuar me sukses operacioni i katërt për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës në Siri. 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit.

Ata u pritën nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga ish zonat e konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Kosovë dhe me mbështetjen e partnerëve tanë të vyer të SHBA-ve nëpermjet edhe koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë.

Ministri Çuçi falënderoi në mënyrë të veçantë partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për investimin e tyre të jashtëzakonshëm që ky operacion të realizohej me sukses, si dhe theksoi që do të vijojë puna për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të tjerë që kanë mbetur ende në Siri, duke u bazuar gjithashtu në listat e hartuara më herët me partnerët libanezë, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin tonë diplomatik në rajon, Marc Ghorayeb.

“Ky është operacioni i katërt që zhvillojmë. Gjithsej bëhen 43 gra dhe fëmijë që tashmë do të jenë në gjirin e familjeve të tyre. Felënderoj këtu partnerët tanë strategjikë që na mundësuan këtë operacion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët organizuam në mënyrë perfekte çdo detaj të këtij operacioni. Dua të siguroj të gjithë shqiptarët që ne mbetemi të vendosur për të kthyer nga këto kampe çdo shqiptar që ka mbetur aty, çdo fëmijë dhe çdo grua.

Kemi statistika të sakta të bëra nga tre operacionet e para, të cilat i kemi gjithashtu me partnerë shumë të rëndësishëm të rajonit atje, me partnerët tanë libanezë të koordinimit të shkëlqyer, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin  tonë diplomatik në Liban, Marc Ghorayeb. Me të gjitha këto lista të cilat do t’i përditësojmë akoma më tepër do të bëjmë të mundur të kthejmë çdo shqiptar që ka mbetur në këto kampe”, tha ministri Çuçi.

Në vijim ai shtoi se edhe 13 të riatdhesuarit e këtij operacioni do të riintegrohen sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM e cila operon me staf multidisiplinar të trajnuar profesionalisht dhe me pervojë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, teksa konfirmoi gjithashtu vijimin e punës për riatdhesime të tjera, tha se tashmë institucionet tona kanë përgjegjësinë për rehabilitimin e këtyre shtetasve dhe integrimin e tyre të plotë.

“Puna jonë nuk përfundon këtu. Ekipet tona tashmë kanë shumë punë që këta bashkëkombas tanë të kthyer të rehabilitohen. Ata që janë të ndikuar të deradikalizohen në mënyrë që të bëhen pjesë e shoqërisë sonë e posaçërisht fëmijët të cilët në asnjë rast nuk janë fajtorë për situatën në të cilën ndodhen. Jemi të bindur se institucionet tona do të bëjnë maksimumin që rehabilitimi i tyre të jetë sa më i shpejtë. Me këtë t’i afrohemi fundit të një episodi vërtet të dhimbshëm të shoqërive tona”, tha Sveçla.

Në përfundim të kontrolleve mjekësore paraprake 13 gratë dhe fëmijët e riatdhesuar nisën të transferohen nga aeroporti i Prishtinës drejt Shqipërisë nën shoqërimin e Policisë së Shtetit dhe kujdesin e veçantë të punonjësve të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

 

Të lidhura

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali
Aktualitet

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro që i përkisnin një organizate...

14:05 03/07/2025
Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër
Kryesore

Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “5D”, ku ka dëshmuar ish-pronari i kompanisë “IGOR Electric”, Eduard...

13:43 03/07/2025
Para
Abuzim me tenderin 7 milionë lekë në Bashkinë e Durrësit, GJKKO dënon të akuzuarit

Abuzim me tenderin 7 milionë lekë në Bashkinë e Durrësit, GJKKO dënon të akuzuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

14:05 03/07/2025
Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

13:43 03/07/2025
Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

13:17 03/07/2025
Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti i Liverpool

Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti i Liverpool

13:02 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.