Skip to content
Kronikë

E rëndë në Pukë! Plagoset me armë i mituri, reagon policia

· 2 min lexim

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë ku një i mitur ka mbetur i plagosur më armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan dhe paraprakisht mësohet se i mituri rreth 11-vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai është qëlluar nga një 17-vjeçar.

I mituri ndërkaq është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por është transportuar me helikopter drejt Tiranës i mituri që u plagos në fshatin Gjegjan të Pukës.  Nga informacionet paraprake dyshohet se ai është qëlluar nga një 17-vjeçar dhe ka marrë plagë në këmbë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, megjithatë do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen.

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.