Një aksident i rëndë është shënuar disa minuta më parë në Fushë-Krujë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshtin Bilaj, prej nga dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar më urgjecë drejt spitalit pasi ka rrezik për jetën.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal për shkaqe të cilat ende nuk janë bërë të ditura.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj edhe pse ende nuk ka zbuluar se cilat janë dyshimet e para dhe identitetet e të plagosurve.
Kanë qenë dy persona të cilët ishin duke udhëtuar në automjet dhe të dy janë në gjendje të rëndë.