Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit. Njoftohet se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja nga 477 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Vlen të theksojmë se ka një rritje të ndjeshme të rasteve të reja, krahasuar me ditën e djeshme ku u shënuar vetëm një infektim.
Po ashtu bilanci i viktimave ka qenë 0 prej shumë kohësh, duke shënuar një tendencë pozitive të reduktimit të Covid-19.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
24 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 477 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.
Në total numri i rasteve aktive është 148.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!