Skip to content
Të Gjitha

“Bëmat” e policëve në vend, reagon Enkeled Alibeaj

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme dy ngjarje që kishin lidhje me policinë tronditën kryeqytetin .  Në rastin e parë një efekti i policisë së komisariatit numër 3 ka qëlluar brenda ambienteve të policisë kolegun e tij 7 herë, duke i marrë jetën.

Ndërkohë që në Kombinat efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, për të cilin policia në njoftim thotë se është person me probleme mendore, ndërkohë që efektivi ka qenë në gjendje të dehur.

Lidhur me “bëmat” e efektivëve në vend ka reaguar Enkeled Alibeaj, i cili është shprehur se policia duhet të vendoset në shinat e ligjshmërisë.

Postimi i plotë i Alibeaj:

“Breshëri armësh brenda komisariatit, plagosje e një të ngrati prej policit të dehur dhe një bilanc lufte me të plagosur e të vrarë, këtë herë mes vet forcave të rendit!

Përpos keqardhjes për humbjen e jetës, jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura. Një alarm që PD e ka ngritur në vite.

Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policise së Shtetit!

Organizata e Policisë së Shtetit nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtësit të rendit e sigurisë.
Ndaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit.”