Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuredin Dumani tregon skenarin për eliminimin e pronarit të shkollës Willson

19:12 20/05/2022
Reading Time: 4 min lexim

Pasditen e sotme Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, që prej dy ditësh dhe sot vazhdon me rrëfimet e tij, ai tregon se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj pronarit të shkollës private Willson. Ngjarja ndodhi në 18 Janar tek mbikalimi i Liqenit të Thatë.

Ndaj mjetit të tij u qëllua me armë zjarri, por ai fatmirësisht nuk pati lëndime.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se duke iu referuar dosjes hetimore të SPAK, lidhur me këtë ngjarje, dyshohet se të hetuarit Suel Çela, Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të Lulzim Mashës, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Wilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Wolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku.

Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Wilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blinduar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te një qendër tregëtare të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i qendrës që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.

Të lidhura

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë në përpjekjet për të konstituuar përbërjen e...

11:51 15/05/2025
Para
Çfarë deklaroi 19 vjet më parë Këshilli Europian për Shqipërinë?!

Çfarë deklaroi 19 vjet më parë Këshilli Europian për Shqipërinë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Të akuzuar për vrasje e vjedhje me dhunë/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës

11:27 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.