Ditën e sotme SPAK ka vepruar me “dorë të hekurt” duke lëshur 32 urdhër-areste për persona me rekorde kriminale.
Ndërkohë që kreu i SPAK Arben Kraja dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano kanë zbardhur detaje në konferencë për mediat mbi operacionin “Golden bullet”, në kuadër të të cilit janë lëshuar 32 urdhër arreste.
Në konferencën për mediat, drejtori I përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano njoftoi emrat e personave ndaj të cilët është ekzekutuar urdhër arresti.
Nuredin Dumani
Henrik Hoxha
Ardian Uzuni
Altin Ndoci
Skerdi Tasi
Leonard Palushi
Fatos Gosa
Erion Alibej
Gentajan Sharra,
Florenc Cekrezi
Elvis Koci,
Ilirjan Feci,
Petrit Qoli,
Agron Qoli,
Agron Qafa,
Artan Plaka,
Besjan Xhixha
Vlen të theksojmë se Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.
Aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.
Janë në kërkim personazhe të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj në Lezhë, Suel Çela dhe Kamber Mehja në Elbasan, apo Fatos Gosa në Peqin. Disa prej personave në listën e SPAK tashmë janë në burg.
Në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme, kreu i SPAK është pyetur nëse ka qenë Nuredin Dumani që është “zgjidhur”, pra nëse tashmë ai ka bërë rolin e të penduarit të drejtësisë.
Por kreu i SPAK Arben Kraja nuk ka konfirmuar as mohuar nëse Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe nëse mbi bazën e dëshmisë së tij është ndërmarrë operacioni i sotëm me dhjetëra urdhër-arreste dhe për emra të njohur të botës së krimit. Kraja tha se arrestimet janë bërë mbi bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor.