Skip to content
Rajoni

Sherr masiv në burgun e Greqisë, plagoset rëndë 27-vjeçari shqiptar

· 1 min lexim

Vijon dhuna në burgjet greke.

Ngjarja  është raportuar sot  nga burgu i Karidhalos dhe lajmin e bën të ditur media greke “Ekathemerini”.

Një 27- vjeçar shqiptar është përfshirë në sherr me një 33-vjeçar grek.

Sherri ka qënë masiv, dy të burgosurit mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin e burgut.

Arsyet e sherrit nuk dihen, por sipas informacioneve sherri ka ndodhur në zonën D të burgut dhe të burgosurit e tjerë kanë nisur të gjuajnë me kabuj dhe me sende të tjera të forta grekun dhe shqiptarin.

Të plagosurit janë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.