SPAK ka në fokus “peshqit e vegjël” duke lënë mënjanë ata që realisht duhen arrestuar. Ditën e djeshme SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Përrballë këtij lajmi, aktivistja dhe avokatja Brizida Gjikondi nuk ka mundur që të qëndrojë indiferente. Ajo ka reaguar me anë të një një postimi në “Facebook”, ku nuk mungojnë dozat e ironisë dhe revoltës ndaj SPAK për mënyrën e ‘butë’ se si po qaset ndaj aferave korruptive të mëdha, ndërkohë që arreston persona për vepra qesharake.
Gjikondi shprehet se proceduan zv-minsitren për një arkë peshk dhe tani po bëjnë të njëjtën gjë me Dedjan për një apartament 60 metra.
Vlen të përmendim se edhe opozita shpesh herë ka shigjetuar SPAK-un për duke thënë se puna e tyre do të evidentohej më mirë nëse do kalonin në “sitë” ministrat dhe personat me pozita të larta në politikë.
Opozita ka kërkuar vazhdimisht nga Prokuroria Antikorrupsion që të thellojë hetimet për çështjet korruptive. Përfaqësues të Partisë Demokratike janë shprehur se tenderat me vlerë miliona euro janë zhvilluar të gjithë me lejen e ministrave dhe të kryeministrit
Postimi i plotë i aktivistes:
Te shpifur !
Se fjala te neveritshem eshte shume per ta.
Pasi proceduan nje zv ministre per nje arke peshk, tani po procedojne nje nder gjyqtaret me te perulur dhe modeste qe personalisht kam njohur.
Po procedojne Bashkim Dedja’n per gjoja nje apartament 60 metra ?!
Zoti Dedja nuk eshte më gjyqtar por SPAK ste fal .. sidomos per arka peshku dhe garsionera..
Te shpifur, super te shpifur..
Nje legen ju lutem..