Ditën e sotme në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë i ftuar avokati Kastriot Frashëri, për të folur për Ditën e Drejtësisë.
Sipas tij edhe pse Reforma në Drejtësi ka 5 vjet që është implementuar, pritshmëritë janë të pakta.
Ai tha se SPAK ka dështuar ndërsa shtoi se gjendja në sistemin e drejtësisë është katastrofike.
“Për fat të keq, pritshmëritë e Reformës në Drejtësi nuk janë ato që prisnin që është u interesyar për zhvillimin e institucioneve të demokracisë. Reforma në Drejtësi ka 5 vjet që ka filluar implementimin. Sot mund të presësh deri në 8 muaj për një seancë, është një drejtësi e vonuar, e munguar.
Disa nga organet e reja të drejtësisë, ka një problem me institucionet e reja që u krijuan, si SPAK apo institucione që janë ngritur për të monitoruar sistemin e drejtësisë, si KLGJ apo KLP. Nuk mund të jesh kur jemi përballë informacioneve për kallëzimet që bëjnë shtetasit dhe SPAK-u.
Unë them prej 2 vitesh që SPAK ka dështuar. Zoti kryeministër ka të gjitha kapacitetet për të ndërmarrë reformën. Në këtë kontekst ka shumë vend për të folur. E kemi thënë dhe duket si përsëritje, gjendja në sistemin e drejtësisë është katastrofike. Duhet të fillojë sa më shpejt, me dhënien e një zgjidhje.