Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku makina ka përplasur një çift së bashku me foshnjën tre-muajshe në vijat e bardha .
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i tmerrshëm në Tiranë.
Drejtuesi i makinws luksoze, tip “Benz G Class”, i identifikuar si 39-vjeçari Ajas Sulejmani ka kaluar semaforin me të kuqe dhe ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre tre muajshe. Për fat të mirë, fëmija ka arritur të shpëtojë pa dëmtime, ndërsa gruaja dhe burri kanë marrë dëme më të shumta.
Ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vlen të përmendet, se pas aksidentit, drejtuesi është arratisur midis blloqeve të pallateve në zonë. Burimet bëjnë me dije se shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa lejë drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më pare.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes