Ditën e sotme Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar disa pasuri të deputetit të qarkut Berat, Kasëm Mahmutaj.
Togat e zeza të së Posacmes vendosën konfiskimin e 2 pasurive të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe e apartamente në pronësi të deputetit, me dyshimin se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.
Mahmutaj është deputeti i parë i republikës së Shqipërisë që i konfiskohet pasuria. Pasuritë u konfiskuan me kërkesë të SPAK pasi Kasëmi është vëllai i Gazmend Mahmutaj, subjekt i OFL-së.
Me dyshimin se pasuritë e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal gjykata e Posaçme ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutaj, familjarëve apo lidhjeve miqësore e shoqërore të këtij subjekti.
Referuar vendimit të gjykatës tre vëllezërve mahmutaj i janë sekuestruar, një pallat, apartamente automjete dhe disa ndërtesa të cilat janë në proces legalizimi. Pasuritë janë në emër të vëllezërve Gazmend, Behar dhe Kasëm Mahmutaj.
Kujtojmë se Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020. Ai njihet si person me precendent kriminal. Mahmutaj është dënuar rezulton i dënuar me 25 vite burg për për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.
Operacioni Forca e Ligjit nisi më janar të vitit 2020, ku përgjatë një viti, OFL evidentoi rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 u sekuestruan me vendim gjykate.