Ankimohet vendimi për Donika Prelën, drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga Komisioneri Publik.
Donika Prela e kaloi me sukses procesin e vettingut por mesa duket Komisioneri Publik nuk është dakord me këtë vendim të KPK, marrë më datë 5 shkurt 2019.
Ndërkohë pas procesit të Vettingut, Prela, aplikoi për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.