Ndihmës Sekretarja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, pas përfundimit të takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për mediat. Donfried u shpreh se ishte shumë e kënaqur me atë që ka parë në Kosovë.
“Teksa po mbërrinim kisha mundësinë të shihja nga lartë pamjen e shtetit tuaj të bukur dhe vibrant”, tha ajo.
Donfried foli rreth dialogut Kosovë-Serbi ku u shpreh se SHBA-ja është e përkushtuar që ky dialog të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Ajo gjithashtu falenderoi Kosovën për ndihmën e saj në strehimin e afganëve.
“E dimë që lufta në Ukrainë në shumë raste ka hapur kujtime të vjetra. Lidershipi empatik dhe humanitar kosovar që ka treguar Kosova përkundër kësaj trauma të rilindur është për tu mbatjur mend. Kohë pas kohe Kosova ka treguar se kur njerëzit janë në nevojë dyert e saj janë të hapura. Ju falenderojmë për ofertën tuaj bujare për të pranuar afganët në Kosovë. Deri më tani 600 afganë kanë lënë kampin e Bondstilit dhe kanë filluar jetën e re në Amerikë. Ora 600 jetë do të fillojë një kapitull të ri në jetën e tyre falë Kosovës. Ju falënderojme edhe për pritjen e gazetarëve ukrainas në këto kohë të vështira. Dua të ju siguroj se përkrahja e SHBA-së do të vazhdojë të jetë e fortë”, tha ajo.
Ajo foli për sigurinë në Kosovë ku tha se misioni i KFOR-it është manifestim i përkushtimit që ka Amerika për sigurinë në shtetin e Kosovës.
“KFOR-i, alokimi më i madh i NATO është manifestimi i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës. SHBA është krenare që ta quaj Kosovën partnere të saj”, përfundoi ajo.
Ajo kujtoi dhe rolin që Madeliene Albright pati në Kosovë, duke thënë se përpos faktit që nuk mund të merrte pjesë në funeralin e saj për shkak të vizitave që ka në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gëzuar që përfaqësues nga Kosovado të jenë të pranishëm.