Ditëm e sotme 17 leje drejtimi janë pezulluar në akset Sauk-TEG-Kashar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit. Policia bën me dije se gjithashtu gjatë vendosur edhe 247 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Tiranës/Monitorim, fotografim i shkeljeve dhe masa administrative ndaj shkelësve, në rrugën “Sauk-TEG-Kashar”. Nisur nga analiza e kryer nga specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës, për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash. Këto masa konsistojnë në monitorimin e rrugëve interubrane që lidhen me Tiranën, si dhe rrugëve në brendësi të kryeqytetit, me anë të shërbimeve të lëvizshme, duke përdorur radarë, kamera, alkool-testues, dronë dhe mjete të tjera pauniformuara.
Shpejtësi të frikshme në pikun e lëvizjes, 145 km/h deri ne 169 km/h, në rrugën e TEG-ut: prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente 17 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 9 për shpejtësi për tejkalim mbi 50 km/h më shumë se sa lejon tabela dhe 8 për shpejtësi për tejkalim mbi 30 km/h më shumë se sa lejon tabela; Gjithashtu 38 masa administrative të caktuara për tejkalim të normave të shpejtësisë, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit; 121 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit; 88 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Monitorimi vijon me lëvizje, në të gjitha rrugët e Tiranës. Stop shpejtësisë! Stop alkoolit në timon! Respekto rregullat e qarkullimit për të mbërritur i sigurtë në destinacion!