Ditën e sotme Richard Grenell, ish- i dërguari i Amerikës për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës i ka dalë ‘në mbrojte’ ish-kryeministrit Sali Berisha.
Diplomati amerikan në një postim në Twitter akuzoi administratën e Biden se shpalli Berishën non grata por jo të dashurën e Putin.
‘Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi të dashurën e Putinit. Media amerikane është e falimentuar’, -shkruan ai.
Kujtojmë se rreth një vit më parë Grenell foli për shpalljen non grata të Berishës por pa e përmendur me emër. Ai tha se pas Berishës, vendime të ngjashme u morën në disa vende të Ballkanit, duke e bërë që të dilte në një përfundin: DASH po ndërhynte për të mos lejuar që të riktheheshin në pushtet duke përdorur gjyqësorin dhe mediat. Po ashtu ai shtoi se familja e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka një marrëdhënie të ngushte me George Soros, një nga personat që edhe vetë Berisha ka fajësuar për vendimin ndaj tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri.