Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se ka pasur ankesa nga disa nga kandidatët që konkurrojnë për t’u zgjedhur në krye të degëve të PD.
Në njoftimin e bërë publik, Komisioni njofton se po merreshin parasysh këto ankesa dhe se do të kishte transparencë të plotë lidhur me zgjedhjet që po mbaheshin për të zgjedhur krerët e degëve.
Njoftimi i Plotë:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.
Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar.
Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor.
Ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjeherë nga një parti politike në Shqipëri.
Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë të plotë të çdo hallke në procesin zgjedhor.
Kujtojmë se Komisioni doli me njoftim zyrtar edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Bulqizë.
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon nornalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duje krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit.
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.