Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku një automjet tip “benz” ka përplasur një këmbësor.
Si rrjedhojë i aksidentuari u transportua menjëherë për në spitalin e Korçës ku raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga njoftimi bëhet me dije se pas gjendjes kritike ka ndërruar jetë në spital këmbësori i aksidentuar nga automjeti tip “benz” në fshatin Rëmbec të Maliqit. Shtetasi K.H nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtusin e automjetit tip “benz”, shtetasin L.T.
Njoftimi i Plotë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.